Donacion i EULEX-it për mbështetjen e Institutit për Mjekësinë Ligjore në procesin e digjitalizimit të punës së IML-së

“Me datë 08.08.2022, në objektin e Institutit për Mjekësinë Ligjore në Prishtinë, u bë pranim – dorëzimi i një donacioni të Misionit EULEX në Kosovë. Zv. Shefi I Misionit te EULEX-it Kolonel Cezary Luba i dhurojë dy (2) serverë  IML-së në vlerë prej mbi 8000 euro. Këta serverë do të shërbejnë për ruajtjen e shënimeve të  Sistemit Informativ për Menaxhimin e Rasteve (FCMS – Forensic Case Management System), i cili sistem si tërësi do të mundësojë digjitalizimin e proceseve të punës në IML e në këtë mënyrë edhe do të rrisë efikasitetin e shërbimeve te Institutit.

Zv. Drejtoresha Flutra Goga – Bajrami ne emër te Instituti për Mjekësinë Ligjore e falënderoi Misionin e EULEX-it për këtë donacion shumë të nevojshëm dhe e vlerësoj lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe shumë të frytshëm, dhe gjithashtu mirëpret bashkëpunimin në projektet e përbashkëta në të ardhmen.

IML dhe EULEX jene në partneritet të përhershëm për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.”

Pas pranimit te donacionit Zv. Drejtoresha Znj. Goga – Bajrami e njoftoj Zv. Shefin e Misionit EULEX Kolonel Luba për punën e IML-se dhe rëndesinë e saj në Sistemin e Drejtesisë në Kosovë si dhe vizituan së bashku disa nga hapsirat e IML-së.

Për më shumë: https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1,11,2626